Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Almiron arrin marrëveshje me Al-Shababin

Gazeta10
22 January 2024 - 14:22

Mesfushori ofensiv, Miguel Almiron do të largohet nga Newcastle Unitedi për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite.

Almiron gjatë këtij muaji do ti bashkohet ekipit Al-Shabab, me të cilin tashmë ka arritur marrëveshje personale. Skuadra saudite është në negociata me Newcastle Unitedin për lirimin e 29-vjeçarit dhe për kartonin e tij ka ofruar 30 milionë euro.

Almiron ka njoftuar Newcastlen për vendimin e tij dhe po e pret marrëveshjen mes klubeve përpara se të zhvendoset në Lindjen e Mesme. Ai prej janarit të vitit 2019 është pjesë e ekipit anglez, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2026.

Almiron është reprezentues i Paraguait, ndërsa këtë edicion ka pesë gola e dy asistime në të gjitha garat për Neëcastle Unitedin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.