Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada amerikane e quan hap të madh marrëveshjen Kosovës-SHBA për Siguri në Komunikim

Gazeta10
13 May 2025 - 17:42

Ambasada amerikane në Kosovë e ka konsideruar si hap të madh nënshkrimine marrëveshjes mes Kosovës dhe SHBA-së për Siguri dhe Komunikim.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është bërë nga Gjeneral Major John Phillips dhe Gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.

“Kosova bëhet partneri i 33-të global që nënshkruan CISMOA-n, duke rritur komunikimet dhe ndërveprimin e sigurt. Një hap i madh përpara në bërjen e të dy kombeve tona më të forta dhe më të sigurta. Urime FSK-së”, thuhet në shkrimin e ambasadës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.