Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Francës uron regjisoren kosovare dhe ekipin e filmit “DUA” që fitoi çmim në Festivalin e Kanës: Sukses i madh

Gazeta10
21 May 2026 - 10:51

Ambasada e Francës në Kosovë e ka uruar regjisoren Blerta Basholli dhe ekipin për suksesin e filmit “DUA”, i cili fitoi çmim në Festivalin e Kanës.

“Urime Blerta Basholli, regjisore dhe skenariste, & Nicole Borgeat, bashkë-skenariste, për suksesin e filmit DUA, i vlerësuar me SACD Award në edicionin e 65 të Semaine de la Critique – Cannes në Festivalin e Kanës 🇫🇷🎬🏆“, thuhet në urimin e Ambasadës.

Ky vlerësohet si “sukses i madh për kinematografinë kosovare.

“Urime gjithë ekipit të këtij koproduksioni kosovar🇽🇰 zviceran 🇨🇭 & francez 🇫🇷 Një sukses i madh për kinematografinë kosovare🇽🇰. Ju lumtë! 🎬👏“, thuhet në urim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.