
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka thënë se bllokimi i Asociacionit vështirëson mbështetjen për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Europës, raporton Gazeta10.
Në një përgjigje të ambasadës më tej thuhet se Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për themelimin e Asociacionit duhet të fillojnë menjëherë.
Më tej, thuhet se një bllokim i Asociacionit do të përbëjë problem serioz edhe për procesin e mëtejshëm të asocimit në BE.
“Gjermania dhe partnerët vazhdimisht kanë theksuar se bisedimet për zbatimin e Asociacionit për komunat serbe duhet të fillojnë që tani, duke synuar themelimin e një asociacioni, sipas marrëveshjes përkatëse kosovaro-serbe nga viti 2013, që është plotësisht në përputhje me limitet e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese. Bllokimi i mëtejshëm i themelimit të Asociacionit nuk do ta bëjë më të lehtë për Kosovën arritjen e shumicës së nevojshme për aplikimin e saj për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo do të përbëjë gjithashtu pengesa serioze në procesin e mëtejshëm të asocimit në BE. Sa u përket detajeve teknike, veçanërisht partnerët evropianë mund të ofrojnë mjaft ekspertizë, kur bëhet fjalë për hartimin e qasjeve të përshtatshme ligjore. Gjermania do të jetë e lumtur të mbështesë dhe të ndajë përvojat e saj në këtë fushë nëse dëshiron”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së Gjermanisë për KOHËN. / Gazeta10