Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Kosovës në Gjermani thirr prindërit shqiptarë t’i regjistrojnë fëmijët për mësimin e gjuhës shqipe

Gazeta10
22 December 2023 - 17:00

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dalë me një njoftim mbi mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Berlin dhe Brandenburg.

Ambasada iu ka bërë thirrje të gjithë prindërve shqiptarë në landin e Berlinit dhe të Brandenburgut, që të bëjnë lajmërimin e fëmijëve të tyre për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në shkollat publike gjermane (Erstsprachenunterricht).

“Regjistrimi i fëmijëve duhet të bëhet tek mësuesit ose drejtoritë e shkollave përmes plotësimit të formularëve. Kriteri kryesor që në një shkollë të ketë mësim plotësues të gjuhës shqipe është kërkesa prej të paktën 12 nxënësve shqiptarë në një shkollë. Lusim që ta shpërndani sa më shumë, ku që çdo fëmijë shqiptarë të shfrytëzojë këtë mundësi për ta mësuar gjuhën e bukur shqipe”, ka thënë ambasada.

Këtij njoftimi i është bashkëngjitur edhe një video nga ambasadori kosovar në Gjermani, Faruk Ajeti, i cili përmes një videoje luti prindërit shqiptarë dhe shpjegoi edhe më shumë se si duhet të bëhet regjistrimi i fëmijëve për mësimin e gjuhës shqipe.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.