Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasada gjermane për vendimin e MINT ndaj Klan Kosovës: I papritur, do ta ndjekim nga afër

Gazeta10
16 June 2023 - 10:27

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar pas vendimit të MINT-it për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Rohde tha se pezullimi i certifikatës së biznesit të Klan Kosovës është krejt i papritur.

“Ndajmë shqetësimet e Qendrës Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Rrjetit Global për Mediat e Pavarura dhe të tjerave për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të Klan Kosovës dhe do ta ndjekim nga afër”, tha Rohde.

Tutje, ai tha se procedurat në vazhdim duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë rritjen mbresëlënëse të Kosovës në renditjen e fundit globale për lirinë e medias./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.