
Ambasadorët e pesë shteteve të QUINT-it para pak minutash kanë dalur nga ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Ata kanë pasur një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Pas këtij takimi nuk ka pasur konferencë për media.
Kujtojmë se së fundmi QUINT-i ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyejë afatin për konvertimin e targave serbe.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të flas për këtë temë sot në orën 16:00. / Gazeta10