
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, fitoi çmimin “M100 Media Award”.
Pas triumfit, Osmani pranoi urime nga ambasadori gjerman e francez.
Ambasadori gjerman në Kosovës, Jorn Rohde, ka uruar presidenten duke thënë se angazhimi ndaj vlerave të përbashkëta e bënë Kosovën një vend kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë.
“Angazhimi juaj i vendosur ndaj vlerave tona të përbashkëta, lirisë dhe multilateralizmit e bëjnë Kosovën një zë kritik dhe shumë të nevojshëm në Evropë dhe më gjerë”, shkroi Rohde.
Një urim tjetër për Osmanin erdhi edhe nga ambasadori i francez, Oliver Guerot i cili tha se ndihet i lumtur që sheh se kontributi i presidentes po vlerësohet.
“Liria e shprehjes dhe e shtypit është një gur themeli i demokracisë dhe drejtësisë. I lumtur të shoh që përpjekjet tua të njihen”, shkroi Guerot.