
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se qëndrimi i ShBA-ve është që dialogu të përmbyllet me njohje reciproke.
Hill ka thënë se para se të arrihet tek çështja e njohjes, janë edhe disa çështje të tjera të rëndësishme që duhet diskutuar, duke listuar punën e energjisë në veri, të pagjeturit dhe duke e ritheksuar atë se cila do të jetë e ardhmja e serbëve në Kosovë.
“Mendoj se në përgjithësi, dialogu dhe BE e kanë bërë të qartë që synimi për normalizim të plotë, Amerika e kërkon njohjen reciproke. Por, cilido që të jetë [synimi], ka shumë hapa të tjerë përmes të cilëve duhet kaluar.P.sh është çështja e energjisë që duhet të zgjidhet, që s’ka mirëkutpim edhe pse është afër. Kush e ofron energjinë, kush mbledh pagesat. Kjo është një cështje që duhet zgjidhet. Personat e zhdukur gjithashtu, është çështje tjetër që duhet të adresohet, sepse janë humbur shumë jetëra në konfliktin e Kosovës. Por edhe një çështje tjetër që e përmenda më herët është se cila është e ardhmja e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai./Gazeta10