Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori i Dietz në Kuvend, Konjufca e falënderon Luksemburgun që mundësoi “teknologji të shkëlqyeshme” në Kuvend

Gazeta10
12 Shtator 2024 - 10:48

Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz është mysafiri i sotëm i Kuvedit të Kosovës, ndërsa ka nisur sesioni vjeshtor.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca e konsideroi ambasadorin Dietz “mysafir special”, ndërsa e falënderoi Luksemburgun që mundësoi digjitalizimin e Kuvendit të Kosovës.

“E kemi një mysafir special. E kemi të pranishëm ambasadorin e Luksemburgut, ambasadorin Dietz, së bashku me përfaqësueset e agjencisë së Luksemburgut për zhvillim që na e ka mundësu këtë teknologji të shkëlqyeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ashtu që ta kemi një kuvend vërtet funksional. Në bashkëpunim me Kuvendin tonë, Ambasada e Luksemburgut e mundësoi këtë investim i cili ka qenë shumë i rëndësishëm për Kuvendin tonë që ta kemi transparencën e nevojshme dhe demokracinë në Kuvend ashtu siç duhet”, tha Konjufca.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.