Gazeta10

Ambasadori serb në Itali i përgjigjet Kurtit në La Republica rreth deklaratave për luftë

Ambasadori serb në Itali, Goran Aleksic, ka folur rreth deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti lidhur me mundësinë  e një lufteje të re mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta10.

Ai ka akuzuar Kurtin se po i rrit tensionet në rajon përmes toneve të tij sfiduese dhe radikale.

“Toni i përhershëm sfiduese dhe radikal i z.Kurtit që synon sulmet kundër Beogradit duke u bazuar vetëm në ekzistimin e marrëdhënieve të Serbisë me Federatën Ruse, vetëm se ka rritur edhe më tej tensionin politik dhe të sigurisë në rajonin tonë”, ka thënë ambsadori në fjalë.

Tutje, Aleksic ka thënë se Kurti duhet të merret me problem reale dhe jo me thirrje për luftë, teksa ka kërkuar respektimin e të drejtave themelore.

“Në vend që të merremi me supozime të rreme dhe të thirremi në luftë, ftojmë z.Kurtin të merret me problemet reale lidhur me sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore. Është jetike që Prishtina të ndalojë menjherë dhunën sistematike, strukturore dhe fizike kundër serbëve në KeM”, ka thënë tutje ai.

Këto deklarata janë bërë në kuadër të intervistave të Kurtit për media ndërkombëtare ku ka folur për rrezik të një konflikti të ri mes Kosovës dhe Serbisë. / Gazeta10

NË FOKUS

plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë