
Nikki Haley, ish-guvernatorja e Karolinës Jugore dhe ambasadorja në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), ka njoftuar që është kandidate për t’u bërë presidente e ShBA-së.
“Tash nuk është koha për t’u zmbrapsur. Tash është koha për një Amerikë të fortë dhe krenare,” – ka bërë ajo përmes një postimi në Twitter.
Ajo është kandidatja e dytë madhore në partinë Republikane që shpall kandidaturën, pas ish-shefit të saj Donald Trump.
Znj. Haley është vetëm e treta indiano-amerikane që kërkon nominim presidencial.
Në vitin 2021, ajo kishte thënë që nuk do ta sfidonte Trumpin për president, por e ndryshoi mendjen për disa muaj.
Të tjerë Republikanë që pritet t’i hyjnë garës janë edhe Guvernatori i Floridas Ron DeSantis dhe ish-Zëvendëspresidenti Mike Pence.
Sa ishte ambasadore e ShBA-ve në Kombet e Bashkuara, znj. Haley kishte thënë që Kosova duhet të bëhej pjesë e OKB-së dhe e NATO-s.
“Kosova meriton të marrë vendin e saj të drejtë në komunitetin ndërkombëtar të kombeve… përfshirë anëtarësim të plotë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”./Gazeta10