
Mesfushori i Marokut, Sofyan Amrabat, përfundimisht do të largohet nga Fiorentina në fund të këtij sezoni, raporton “Gazzetta dello Sport” të premten.
Bëhet e ditur se 26-vjeçari tashmë ka kërkuar largimin nga klubi, i cili ka vendosur ta nxjerrë në shitje në verë. Për kartonin e tij, Fiorentina po kërkon të paktën 50 milionë euro.
Amrabat ishte njëri prej lojtarëve më të kërkuar në afatin kalimtar të janarit, por ekipi italian refuzoi të gjitha ofertat për të.
Ai ka kontratë me Fiorentinan deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa këtë edicion ka 32 paraqitje në të gjitha garat.
Barcelona, Liverpooli e Atletico Madridi, janë vetëm disa prej skuadrave të interesuara për mesfushorin defensiv.