
Mesfushori maroken, Sofyan Amrabat, nuk do të largohet nga Fiorentina në merkaton e janarit.
Amrabat kishte shkëlqyer me performancat e tij në Botërorin e Katarit, ku me kombëtaren e tij arriti deri në gjysmëfinale të atij kompeticioni.
Pas paraqitjeve mbreslënëse në Botëror, shumë skuadra të mëdha evropiane kishin shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit.
Drejtori i përgjithshëm i Fiorentinës, Joe Barrone ka konfirmuar pas ndeshjes me Romën se Amrabat nuk do të largohet në janar.
“Mund të konfirmojë se Sofyan Amrabat dhe Nico Gonzalez nuk janë në shitje. Ata nuk do të largohen në janar dhe presidenti Commisso e ka marrë këtë vendim tanimë”, ka deklaruar Barone.
Skuadra që raportohej të ishte më afër transferimit të Amrabat ishte Liverpooli.