
Zëdhënesi i KQZ-së, Valmir Elezi në “Analizën e Rezultateve” të emisionit “Pa Protokoll” ka dhënë detaje rreth procesit zgjedhor.
Elezi ka bërë të ditur se mediet do të kenë qasje për herë të parë në përcjelljen e procesit të numërimit të fletvotimeve nëpër vendvotime në qytete të ndryshme të Kosovës.
“Pasi të mbyllet procesi i votimit në vendvotime fillon numërimi i pjesës së fletëvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektin politik. Çka është një detaj interesant në këtë proces zgjedhor, për dallim nga zgjedhjet e kaluara, mediat kësaj radhe do të mund të kenë qasje në përcjelljen e procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime”, tha ai.
Sipas Elezit, ky vendim ka ardhur me qëllim të transparencës ndaj publikut.
“Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë hartimit të rregulloreve janë pajtuar me këtë ide, pra në aspektin e transparencës”, shtoi ai. /Gazeta10/