
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka falënderuar AC Milan për rolin e tyre në zhvillimin e Brahim Diaz, i cili u kthye në ‘Santiago Bernabeu’ gjatë verës dhe ka qenë në formë të shkëlqyer.
Ancelotti ia kushtoi një hapësirë të vecant Brahim Diazit në një konferencë për shtyp në prag të derbit të Kupës së Mbretit kundër Atlético Madrid, i cili do të luhet në Wanda Metropolitano.
“Ai u përmirësua shumë gjatë viteve të tij në Milan. Ai është më i fortë, më i fuqishëm dhe gjithashtu është përmirësuar taktikisht”, tha Ancelotti, raporton Gazeta10

“Në hapësira të ngushta ai pohon veten shumë, është i rëndësishëm në mbrojtje, punon shumë në çdo pozicion. Ai bën mirë kudo që e vendosni në formacion, po na ndihmon shumë, është shumë i kompletuar”, theksoi Ancelotti, duke falendëruar Milanin për ‘ndihmen’ e bërë në zhvillimin e lojtarit.
Brahim Diaz u transferua në Real Madrid nga Manchester City në një marrëveshje me vlerë 17 milionë euro në janar 2019 dhe më pas ai kaloi tre vjet në huazim te Milani (një hua fillestare njëvjeçare më pas një marrëveshje dyvjeçare), ku u bë një opsion i besueshëm për Stefano Pioli.
24-vjeçari u kthye në kryeqytetin spanjoll në afatin kalimtar të verës, por atij iu desh të ishte sërish i durueshëm, me lojtarë si Jude Bellingham, Vinicius Junior dhe Rodrygo Goes përpara tij në radhët.
Sidoqoftë, Brahim ka qenë në formë të shkëlqyer kohët e fundit dhe në 21 paraqitjet e tij në të gjitha garat ai ka shënuar me gjashtë gola dhe tre asistime./Gazeta10/