
Të martën do të zhvillohet një tjetër ndeshje jashtëzakonisht interesante në Ligën e Kampionëve ku do të ballafaqohen dy gjigantet e futbollit evropian, Liverpooli dhe Real Madridi.
Në këtë sfidë që është e vlefshme për fazën 1/16, të dy skuadrat synojnë ta bëjnë një hap të madh në “Anfield Road” para ndeshjes kthyese që zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.
Trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti ka publikuar listën prej 23 lojtarëve të ftuar për këtë ndeshje jetike në Angli e cila nis nga ora 21:00.
Këta janë lojtarët e ftuar nga trajneri italian:
Portierë: Courtois, Lunin, Lopez
Mbrojtës: Carvajal, Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Odriozola, Lucas, Rudiger
Mesfushorë: Modric, Camavinga, Valverde, Ceballos, Martin, Arribas
Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Vinicius, Rodrygo, Alvaro
📋✅ Our squad for the match 🆚 @LFC!#UCL pic.twitter.com/VwdG1L0B3S
— Real Madrid C.F. 🇬🇧🇺🇸 (@realmadriden) February 20, 2023