Sport

Andres Iniesta javën e ardhshme pensionohet nga futbolli aktiv

Gazeta10
01 Tetor 2024 - 13:21

Andres Iniesta ka vendosur që të pensionohet nga futbolli aktiv në moshën 40-vjeçare.

 

“Relevo” raporton se mesfushori spanjoll ka përgatitur një event më 8 tetor, aty ku do të njoftojë pensionimin e tij nga futbolli aktiv.

 

Iniesta cilësohet si njëri nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, ku periudhën më të madhe të karrierës e kaloi te Barcelona, aty ku edhe ishte formuar si futbollist.

 

Ai ishte lojtar kyç i Barcelonës në periudhën më të ndritshme në historinë e klubit katalan.

 

Iniesta ka fituar plot 32 trofe me “Blaugranët”, përfshirë këtu edhe katër herë Ligën e Kampionëve.

 

40-vjeçari ishte pjesë e periudhës së artë edhe të kombëtares spanjolle, ku fituan dy herë Kampionatin Evropian dhe një herë Kupën e Botës.

 

Në vitin 2018, Iniesta u largua nga Barcelona për ta vazhduar karrierën në Japoni te Vissel Kobe.

 

Në Japoni mesfushori qëndroi për pesë vite, për të kaluar më pas një sezon te Emirates Club.

 

Në vitin 2012, Iniesta ishte shpallur futbollisti i vitit nga UEFA.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.