Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Andres Iniesta pensionohet nga futbolli

Gazeta10
07 October 2024 - 18:18

Andres Iniesta ka njoftuar pensionimin nga futbolli aktiv në moshën 40-vjeçare.

Një karrierë e jashtëzakonshme për spanjollin, që konsiderohet njëri nga mesfushorët më të mirë një historinë e futbollit.

Iniesta ka fituar gjithçka që mund të fitohet me klube dhe kombëtaren.

Me Barcelonën, Iniesta fitoi 32 trofe, prej tyre katër herë Ligën e Kampionëve e nëntë herë La Ligan.

Iniesta u tregua i suksesshëm edhe me Spanjën, të cilës ia fitoi Kupën e Botës më 2010 me golin e tij në vazhdime ndaj Holandës.

Po ashtu, 40-vjeçari me Spanjën ka fituar edhe dy herë kampionatin evropian.

Iniesta është i vetmi lojtar që është shpallur lojtar i ndeshjes në finalen e Ligës së Kampionëve, Botërorit dhe Evropianit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.