Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, sot takohet Grupi Koordinues

Gazeta10
18 December 2023 - 8:07

Grupi Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës sot do të zhvillojë takimin e radhës.

Në këtë takim marrin pjesë zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci.

Më 12 korrik të këtij viti kabineti qeveritar miratoi propozim/vendimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Më 12 maj 2022, Kosova filloi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës duke dorëzuar një aplikim në selinë e qendrore të këtij institucioni, në Strasburg.

Grupi Koordinues do të ketë një rol të rëndësishëm në rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit të brendshëm, si dhe në ofrimin një pasqyre sa më të saktë dhe koherente të situatës në Kosovë lidhur me të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.