Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ansu Fati pranë kalimit te Tottenhamit

Gazeta10
30 August 2023 - 13:22

Sulmuesi spanjoll, Ansu Fati pritet të largohet nga Barcelona në orët e fundit të afatit kalimtar veror.

Sipas raportimeve të fundit, Tottenhami është skuadra e cila ka shprehur interesim për sulmuesin anësor.

Marrëveshja pritet të jetë në formë huazimi, teksa ekipi londinez do të paguajë pagën e plotë të lojtarit.

Fati debutoi me Barcelonën në vitin 2019 kur ishte vetëm 16-vjeçar dhe është golashënuesi më i ri në historinë e ekipit katalan.

Por, gjatë kësaj kohe ai kishte pësuar disa lëndime të rënda të cilat kishin ndikuar edhe në formën e tij.

20-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2027 dhe vlera e tij në treg është rreth 35 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.