
Trajneri italian i Tottenham Hotspur pritet të largohet gjatë verës nga kampi i londinezëve.
Sipas raportimeve nga Anglia, thuhet se italian nuk ka arritur t’i bind drejtuesit e Spurs, duke bërë me dije se ky është sezoni i fundit i tij me klubin e Tottenham.
Conte erdhi te Tottenhami në vitin 2021 dhe me shumë gjasa kontrata nuk do t’i vazhdohet me Tottenhamin.
Para se të vinte te klubi anglez, Conte udhëhoqi Interin drejt titullit kampion në Serie A në sezonin 2020/21.
Më herët, Conte drejtonte edhe rivalët e Tottenham, Chelsean, me të cilët arriti të fitojë Premierligën dhe FA Cup në dy sezone.