Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Anulimi i pagave, Jasharaj: Të mos lejojmë që Kosova të bëhet shtet diktatorial

Gazeta10
02 September 2022 - 15:31

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nuk duhet të lejohet që Kosova të bëhet shtet diktatorial, raporton Gazeta10.

Jasharaj ka thënë se për këtë qëllim është mirë që të bëhemi të gjithë së bashku.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka shtet demokratik me përndjekje të sindikatave.

“Është mirë që të gjithë të bëhemi bashkë që të mos lejojmë që Kosova të kthehet në një shtet diktatorial. Tendencat janë që të shtypen e të heshtën sindikatat, e kur sindikatat shtypen atëherë nuk ka shtet demokratik. Nuk e ka askush të drejtën që Kosovën ta dërgojë deri këtu, e nesër ta dërgojë edhe më keq”, ka thënë Jasharaj.

Jasharaj ka thënë se e kanë ftuar qeverinë për zgjidhje që të mos vijnë në këtë pikë.

Ai ka lutur të gjitha subjektet opozitare për ndihmë.

“Rrugëtuam nëntë muaj dhe nuk arritëm asnjëherë të ulemi me fajin e Qeverisë të bisedojmë që të mos vijë situata deri këtu. Jemi duke i vizituar subjektet politike që janë pjesë e parlamentit. Lutja jonë është që ata të shfrytëzojnë çdo mundësi që kanë që të ketë dialog. Edhe deputetë të bëjnë diçka që kjo situatë të ndryshojë dhe të mos ketë diçka të tillë që njerëzve tu ulen pagat. Lus të gjitha partitë që të na ndihmojnë që të vijmë deri te ky dialog”, ka thënë më tej Jasharaj.

Këto komente ai i bëri pas takimit me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin.

Kujtojmë se në Kosovë punëtorët e arsimit dhe ata të shërbimit civil janë në grevë teksa Ministria e Financave ua ka ndalur pagat.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime të mëdha kundërshtuese nga subjektet opozitare si dhe nga shoqëria civile.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.