
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme, u bëri thirrje të rinjve që të mos ta lëshojnë Kosovën, raporton Gazeta10.
Ai gjatë takimit me mergimtarë në Stuttgart të Gjermanisë dhe intervistës për emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, theksoi se duhet punuar që të krijohen kushtet për jetë më të mirë në vend.
“Ne e kemi obligim me ua kriju kushtet, ne nuk mundemi me i thënë dikujt pse po emigron nëse ne nuk ua krijojmë kushtet. Qëllimi është që me kriju kushte të mira që doktorët të cilët janë të suksesshëm këtu me u kthy edhe me punu në Kosovë”, tha ai.
Hamza deklaroi se nga vendi po ikin edhe ata që kushtet ekonomike financiare i kanë më të mira, ngaqë sipas tij, mungon perspektiva e jetesës në kushtet aktuale.
“Jo vetëm në sektorin publik por edhe në privat, por pa e përmirësu se nuk po emigrojnë njerëzit veç pse s’kanë pare. Po emigrojnë edhe të tillët që gjendjen ekonomike e kanë bukur të konsiliduar. Njerëzit dojnë përspektivë, dojnë rend edhe ligj”.
“Ne duhet me kriju kushte që ju me qendru në Kosovë, familjarët e juaj me qëndru në Kosovë e një pjesë e juaja me e pa perspektivën dhe me u kthye në Kosovë”, shtoi ai tutje. /Gazeta10/