Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Apeli lë në paraburgim Nagip Krasniqin, refuzohet kërkesa e mbrojtjes

Gazeta10
08 May 2023 - 13:36

Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur me ankesën e mbrojtjes së kryeshefit të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, e cila ka kërkuar lirimin e tij nga paraburgimi.

Apeli e ka refuzuar këtë kërkesë, duke e lënë Krasniqin në paraburgim.

Mbrojtja ka kërkuar që Krasniqi të lirohet nga paraburgimi dhe atij t’i caktohet një masë më e butë me qëllim që të sigurojë praninë e tij në procedurën penale si dhe në të njëjtën kohë, të respektohen parimet themeltare të drejtësisë.

Sipas vendimit që e ka siguruar avokati mbrojtës i Nagipit,Virtyt Ibrahimaga, Prokuroria e Apelit ka propozuar që ankesa e mbrojtësit të pandehur të refuzohet si e pabazuar, ndërsa aktvendimi i ankimuar të vërtetohet.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.