Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Aplikimi në BE, Osmani: Moment historik (VIDEO)

Gazeta10
14 December 2022 - 11:27

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremonin e nënshkrimit të aplkimit të Kosovës për në Bashkimin Europian, ka thënë se Kosova ky është moment historik dhe një hap vendimtar ,raporton Gazeta10.

Osmani ka thënë se kjo datë është e rëndësishme meqë në njërën anë po aplikohet në BE në anën tjetër po shënohet përvjetorin i ushtrisë sonë.

“Në njërën anë po aplikojmë për anëtarësim në Bashkimin Europian në anën tjtër po shënojmë përvjetorin e ushtrisë tonë”, ka thënë Osmani.

Tutje, ajo ka thënë se sot po merret një hap vendimtar në drejtim të jerësimit të ëndrrës së përbashkët.  

“Së bashku me kryetarin Konjufca dhe krytarin Kurti në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj po marrim një hap vendimtar drejtë jetësimit të ëndërrs sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, ka thënë Osmani.  / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.