
Shpërthimet në zonën e Liqenit të Ujmanit dhe djegia e pastiqerisë “Shar” në zonën veriore të Mitrovicës nuk u pasuan nga ndonjë reagim i akterëve ndërkombëtar, raporton Gazeta10.
E ky fakt, sipas drejtorit ekzekutiv të Kanal 10 mund të bart me vete pasoja tjera të ngjashme sikurse në vitet e kaluara.
“Heshtja mundet me u marr edhe si pranim i akteve të tilla, pra mundet me ndodh edhe Banjska 2, Banjska 3 edhe incidente të cilat pastaj janë me më shumë dëme”.
Ahmeti në emisionin “Raport” të Kanal10 përmendi rastin e fundit, ku u dogj pastiqeria gorane pas vizitës së ministrit Sveçla, e që sipas tij është prej shembujëve të sulmeve terroriste.
“Pastiçeria “Shar” besoj se është shembulli më inklatant i një sulmi terrorist, për të cilin heshtet, nuk reagon askush. Po e zemë tek veturat, ka qenë vetëm një mesazh, por futja e koktej molotovit brenda një kafiterie pse aty ka qendru dikush, e ka pi një Xhelali ose dikush tjetër. Unë besoj që edhe në ndonjë kafiteri në Prishtinë, dikujt nuk i pëlqen t’i shkoj Xhelali mysafir, kjo për ta ironzuar situatën, por kjo nuk ta jep të drejtën për me shku e të hedh koktej molotovi pse ka shkuar aty Xhellai të pij kafe”, deklaroi Ahmeti.
Tutje, Ahmeti mes tjerash tha se sulmet në veriun e vendit ishin të pranishme për vite me rradhë, kur vendi në udhëheqje të secilës qeveri.
“Në secilën qeveri ka pasur përpjekje që të mospranohet kjo pranueshmëria dhe në ecilën qeveri janë marrur edhe goditje për shkak të veprimeve në veri”, përfundoi ai./Gazeta10