Gazeta10

Arben Gashi: LDK nuk kallë shtëpi e vetura, nuk gjuan gaz lotsjellës si VV-ja

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka kritikuar mënyrën se si ka bërë opozitë Albin Kurti, duke thënë se ka qenë e dëmshme për vendin, dhe kanë shkuar në favor të Serbisë.

Në emisionin DPT te Fidani në ATV, deputeti Gashi ka thënë se partia e tij nuk është si VV dhe nuk bën veprime si djegia e veturave, gjuajtja me vezë e me gaz, pasi sipas tij, përsëritja e një gjëje të tillë do të sillte dëme për shtetin tonë, shkruan Reporteri.net.

“Nuk është LDK-ja që feston dështimet e Kosovës. Me thënë diç më shumë se kanë thënë partnerët ndërkombëtarë. Çka me thanë? Çka do të duhej të thoshte një parti e përgjegjshme, me bërë si Vetëvendosje, me dalë me ja kallë kryeministrit kerrin ka vije në Kosovë, çka me bërë, me dalë me sulmu në rrugë, me ja përgatit ato për me ja shpu gomat e makinës ka hynë në Qeveri, me ja kallë shpinë, meqenëse shtëpi nuk ka, e ka një me qera, kur vjen në Kuvend me gju me vezë, me gjujt me gazë lotësjellës, a është kjo që i duhet Kosovës, a janë këto pamje që i duhen Kosovës, mendoj që jo, mendoj se nuk duhet me bërë ashtu opozita, as kjo aktualja e asnjë tjetër nuk duhet me bërë të tilla veprime, sepse nuk janë në interes të Kosovës, janë dëmtuese për Kosovën”.

“Mendoj se ne duhet me ja krijuar rrethanat për aq sa varet prej neve që me dalë në pozitë të favorshme në raport me Serbinë kryeministri i Kosovës kushdo qoftë apo kurdo qoftë ajo kohë. Në raport me Serbinë nuk duhet bërë veprimet që i ka bërë Kurti se ato veprime janë në favor të Serbisë, nuk janë në favor të Kosovës”.

“Jemi në një situatë ku disa persona të afërt me VV kërkojnë veprime siç ka bërë kjo e fundit atëherë, por që ka qenë gabim”, tha ai.

NË FOKUS

384307148_759309882552137_8027141832280038016_n
“Çfarë të ju themi fëmijëve të Afrim Bunjakut sot?”– Haradinaj mesazh Qeverisë: Respektone uniformën
Spahiu 01
"Ligj i budallëm" – Spahiu: Çmenduri me u shkatërru krejt ky armatim, Ibishi i përgjigjet
382573520_654878606427125_4014125398153449515_n (1)
Përfundon me sukses aksioni i njësive speciale në pronat e Radojçiqit, çka konfiskoi policia? (FOTO)
IMG_4521
Këngëtari shqiptar pozon me Ivica Daçiqin në Aeroportin e Beogradit
LAJMI-I-FUNDIT (1)
Aksion i madh i Policisë në veri – Njësia Speciale futet në villën e Milan Radojiçiq
IMG_4463
Pamje nga sekuestrimi i automjeteve luksoze të Radojiçiqit (VIDEO)
1696157084_turqi
Publikohet momenti kur sulmuesi terrorist del nga vetura dhe shpërthen bombën në Turqi (VIDEO)
Ahmetaj
"Gjallë e kemi UÇK-në e Adem Jasharin - Xhafer Ahmetaj këndon live këngën që u bë virale gjatë sulmit në veri