Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbër Hoxha e zhvilloi sot stërvitjen e parë me Dinamon

Gazeta10
10 January 2024 - 14:49

Arbër Hoxha e ka zhvilluar sot seancën e parë stërvitore me Dinamo Zagrebin.

Ylli kosovar iu bashkua edhe zyrtarisht dje gjigantit kroat nga Slaven Belupo.

Dinamo i shpenzoi rreth 2 milionë euro për kartonin e futbollistit kosovar, ndërsa sot klubi kroat zbuloi fotografi nga stërvitja e parë me ekipin e ri të lojtarit ofanziv.

“Stërvitja e parë”, shkroi Dinamo në “Facebook”.

Hoxha do të mundohet ta tregojë veten tek Dinamo Zagrebi, me të cilin synon suksese, ndërsa kjo do t’ia hapte edhe rrugën drejt ftesës në Kombëtaren e Kosovës. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.