
Gazetari dhe njëherësh analisti politik, Viktor Buzhala ka thënë se zgjidhja e Kosovës mund të shkojë në kurriz të Ukrainës pas ardhjes së Trumpit në pushtet.
Sipas Buzhalës, Kosova mund të përfitojë leht nga tentimi i SHBA-së për të zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
“Nexhi e nisi aty që fatkeqësisht për Ukrainën e ndoshta fatmirësisht për ne, kjo zgjidhja e Kosovës besoj që goxha shumë ka me shku në kurriz të Ukrainës”, ka thënë Buzhala në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ndryshe, presidenti amerikan i sapozgjedhur, Donald Trump në fushatën parazgjedhore kishte premtuar se do t’i japë fund luftës Rusi-Ukrainë. /Gazeta10/