Politiko

Ardhja e Trumpit në pushtet, Dugolli i reagon Ejupi-Hajzerajt: Asnjë lloj panike nuk e kemi

Gazeta10
07 Nëntor 2024 - 21:25

Komentatorja politike, Pranvera Ejupi-Hajzeraj ka thënë se qeveritarët në Kosovë i ka kapur një lloj “panike” se me ardhjen e Trumpit mund të ndahet Kosova.

Por megjithatë, i shpejtë ka qenë reagimi i deputetit Enver Dugolli, i cili ka thënë se në Qeverinë e Kosovës nuk ka asnjë lloj panike sa i përket kësaj çështjeje, teksa ka thënë se Kosova asnjëherë nuk mund të ndahet.

“Asnji lloj panike sa i takon kësaj teme, pra ndarjes së Kosovës nuk ka. Kosova nuk do ndahet, Kosova është një dhe e vetme”, ka thënë Dugolli në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun.

“Jo po çdokund po diskutohet, jo po ka ardhur Trumpi, qaq shumë e kanë marrë me siklet”, është kundërpërgjigjur Ejupi-Kryeziu.

“Tek ne nuk po diskutohet”, është sqaruar Dugolli, i cili ka thënë se opozita po godet me kësi lloj temash. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.