Gazeta10

Ardian Muja shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës

Futbollisti i Trepçës ’89, Ardian Muja është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Muja kishte pasur një paraqitje mjaft të mirë kundër Dukagjinit, ku me golin dhe performancën e tij Trepça ’89 arriti të arkëtojë pikët e plota në këtë takim.

Pasi mori çmimin e më të mirit të javës, Muja deklaroi se ndjehet shumë mirë dhe tutje ai tha se shpreson që Trepça ’89 të arrijë objektivin kryesor e që është mbetja në Superligë edhe për edicionin e ardhshëm..

“Personalisht është ndjenjë e mirë jam shpallur ‘Ylli i Javës’, mirëpo e rëndësishme është fitorja që e arritëm kundër Dukagjinit. Këto tri pikë janë shumë të mirëseardhura për ne për vazhdimësinë e kampionatit, duke e ditur pozitën në të cilën ndodhemi aktualisht në tabelë.Shpresoj që kjo fitore të jetë pikë kthese për KF Trepça ’89 FC dhe të vazhdojmë me rezultate pozitive, në mënyrë që në fund të arrijmë objektivin tonë që është mbetja në Superligë”, tha Muja.

Trepça ’89 gjendet në pozitën e tetë në tabelë, me 29 pikë të grumbulluara duke lënë pas vete vetëm skuadra si Ferizaj e Drenica.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit