Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Argument i frikshëm” – “Kushdo që kundërshton, shqetësohet” – Hajdari debaton ashpër me Molliqajn për byronë

Gazeta10
31 October 2024 - 21:15

Një debat i fortë është zhvilluar mes kreut të PSD-së, Dardan Molliqjat dhe komentatores politike, Fatime Hajdari lidhur me Byronë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, Hajdari e Molliqaj nuk janë pajtuar me faktin se kush duhet të ndiqet nga kjo byro.

“Pse është kriter për ty i pranueshme kushdo që ka marrë rrogë një muaj të futet nën hetim”, ka pyetur Molliqaj.

Derisa Hajdari ka qenë e ashpër në përgjigjen e saj, ajo është shprehur se kushdo që paguhet nga shteti duhet të kalojë në filtra.

“Kushdo që paguhet nga shteti duhet të kalojë në filtra, pse duhet të shqetësohemi as ti as unë as secili që ka punuar dikur, ata që e dijnë si kanë vepruar në të kaluarën duhet të ndihen të cenuar, sepse diku duhet të fillohet”, ka thënë Hajdari.

E Molliqaj është shprehur i habitur me deklaratën e saj, teksa ka thënë se “ky argument është i frikshëm me thënë ti kushdo që kundërshton qenka i shqetësuar, nuk jam aspak i shqetësuar dhe as nuk do t’i përgjigjem kësaj byroje politike”, ka thënë Molliqaj. /Gazeta 10/ 

Për më shumë ndiqeni debatin: 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.