Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Armand Duka rizgjidhet president i FSHF-së për mandatin e shtatë

Gazeta10
16 February 2026 - 12:13

Armand Duka do të vijojë të mbajë postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, pasi u rizgjodh si president në Punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore.

Ky do të jetë mandati i shtatë radhazi për Dukën, i cili nuk kishte kundërshtarë përballë, ndërsa, e mban këtë funksion drejtues që prej vitit 2002. Ai u propozua nga 33 anëtarë të FSHF-së të cilët kanë vlerësuar se gjatë drejtimit të tij, futbolli shqiptar ka njohur suksese të rëndësishme.

Ndër sukseset kryesore të përmendura janë dy kualifikimet historike të Kombëtares shqiptare në Kampionatin Evropian. Procesi i votimit u zhvillua sipas rregullores statutore në prani të delegatëve të klubeve dhe shoqatave të futbollit.

Me këtë konfirmim, struktura drejtuese e futbollit në Shqipëri ruan vazhdimësinë për ciklin e ardhshëm katërvjeçar. Tashmë, fokusi i presidencës së re do të jetë zbatimi i projekteve të radhës për zhvillimin e infrastrukturës dhe rritjen e cilësisë së futbollit vendas.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.