
Armando Broja ka nënshkruar kontratë të re me Chelsean deri në vitin 2028. Blutë tek Broja shohin sulmuesit e së ardhmes dhe kjo kontratë afatgjate konfirmon një gjë të tillë, Raporton Gazeta10.
Për kontraten e re u shpreh i lumtur edhe futbollisti, ku ndër të tjera tha: “Të mund të veshësh fanellën blu me ekipin e parë është një ëndërr e bërë realitet. Është e mahnitshme çdo minutë që luani në fushë, sepse ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Gjithmonë ka konkurrencë dhe të gjithë duan të luajnë, kështu që unë jam i lumtur që kam mundësinë të jem pjesë e tij. Shpresoj që të luaj shumë ndeshje dhe të jem pjesë e suksesit të ekipit” tha Broja. /Gazeta10/