
Avokati Ardian Bajraktari ka deklaruar se rasti i arratisjes për të nëntën herë nga qendrat korrektues e të burgosurit, Faton Hajrizi tregon për dështimin e risocializmit dhe shtetit në kryerjen e detyrave, raporton Gazeta10.
Bajraktari i ftuar në emisionin Raport të Kanal 10 tha se arratisjet e tilla lënë gjurmë.
“Arratisjet nga ana e personit në fjalë ose ato kurdo që ndodhin ato lënë gjurmë, në këtë drejtim natyrisht që në kuadër të vlerësimit duhet të bëhet edhe rreziku potencial që mund të shfaqet nga një person e pastaj karateristikat tjera. Në këtë drejtim, edhe tranferimi nga një institucion korrektues në tjetër natyrisht që sjellja e mirë e personit korrektues është rrethanë determinuse. Por duhet me i pas parasysh edhe elementet tjera, veprimet paraprake, pesha penale etj…”, tha Bajraktari.
“Fakti që është për nëntën herë i arratisur atëherë nënkupton që ka dështuar edhe risocializimi e njëkohësisht ka dështuar edhe shteti në kryerjen e detyrave, sepse zyrtarët korrektues janë aty për të pënguar një veprim të tillë”, shtoi tutje Bajraktari. /Gazeta10