Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestimi i dy zyrtarëve policorë për marrje ryshfeti, deklarohet Prokuroria e Pejës

Gazeta10
20 April 2025 - 17:23

Dy zyrtarë policorë në Pejë, janë arrestuar nën dyshimin për marrje të ryshfetit.

S.K dhe A.Sh, janë ndaluar për 48 orë.

Lidhur me rastin është deklaruar edhe Prokuroria e Pejës, përmes zëdhënësit Shkodran Nikçi.

Nikçi tha se do të bëhet kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale.

“Dy zyrtarë policorë janë ndaluar për 48 orë për shkak të vepres penale “Marrje e ryshfetit”. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit do të parashtrojë kërkesë për sigurimin e prezencës së tyre në procedurë penale”, deklaroi Nikçi. /KK

Dy zyrtarët policorë të arrestuar, dyshohet se i kërkuan para një qytetari për t’mos i shqiptuar gjobë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.