
Katër persona janë arrestuar, njëri prej tyre i mitur nën dyshimin se ishin të përfshirë në një rrahje ndaj një personi tjetër në rajonin e Pejës, raporton Gazeta10.
Kjo rrahje ishte incizuar dhe pas publikimit në media, Policia ka arritur t’i arrestojë katër të dyshuarit: L.M, T.M, S.B, E.A.
Sipas Policisë, rasti ishte raportuar në Polici më datën 07.10 2022 rreth orës 12:20.
“Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e PK’së./Gazeta10.