
Sipas raportit 24 orësh policor, janë arrestuar dy persona pasi iu kishin gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë në Pejë, raporton Gazeta10.
Në njoftim thuhet se dy të dyshuarëve meshkuj kosovar i është gjetur edhe mulli për bluarje, dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyrë është dërguar në mbjajtje ndërsa tjetri është liruar.
“Pejë 14.10.2022-22:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit, te të njëjtit, është gjetur dhe sekuestruar një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një mulli për bluarje. Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit njëri prej tyre është dërguar në mbajtje ndërsa i dyshuari tjetër është liruar.”/Gazeta10