Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen dy persona për mashtrim, dyshohet se përfituan kundërligjshëm mbi 90 mijë euro

Gazeta10
23 May 2024 - 19:17

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka zhvilluar një aksion gjatë ditës së sotme, me ç’rast janë bastisur dy lokacione në Prishtinë dhe në Gjakovë.

Në prangat e Policisë kanë rënë dy persona të dyshuar për mashtrim, të cilët kanë përfituar kundërligjshëm mbi 90 mijë euro.

“Në këtë rast dyshohet, se personat e dyshuar D.D., m/k (viti I lindjes 1977), F.Z., f/k (viti I lindjes 1981), SH.H., m/k ( viti I lindjes 1979), dhe H.H., m/k (viti I lindjes 1965), në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 90,0000.00 euro.

Personat e dyshuar D.D dhe F.Z me urdhër të prokurorit janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse personat SH.H dhe H.H jane vendosur në kërkim policor pasiqë për të njëjtit nuk është arritur të sigurohet prezenca për intervistim.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.