Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Arrestohen katër të mitur për përfshirje në përleshje fizike

Gazeta10
05 January 2023 - 20:09

Sot rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike mes disa personave në një shkollë në Prishtinë. Kështu ka njoftuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për Kosovapress.

Me këtë rast është lënduar një person, ka thënë ajo, e të cilit i është dhënë trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Nga ana e zyrtarëve policor, të stacionit jugu në Prishtinë, janë arrestuar katër persona të dyshuar meshkuj të mitur, të cilët pas intervistimit nga ana e policisë me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është inicuar rast për veprën lëndim trupor.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.