
Policia italiane ka njoftuar se ka arrestuar një 46-vjeçar shqiptar të shtunën në Gjenova, për akuzën e posedimit të lëndëve narkotike, për qëllime trafikimi, pasi iu gjet një sasi me mbi 1 kilogram kokainë dhe 2500 euro.
Agjentët në Sampierdarena, vunë re të huajin në via “Fillak”, i cili pasi kishte bërë disa udhëtime në zonë me makinën e tij duke xhiruar dhe gomat, teksa mori edhe një lëvizje në korsinë e kundërt.
I ndaluar menjëherë nga policia, 46-vjeçari është shfaqur tejet i nervozuar, duke parë me këmbëngulje një çantë shpine të vendosur përballë sediljes.
Pas kontrolleve të mëpasshme, u gjetën edhe 2500 euro cash, me gjasë të ardhura nga aktiviteti i paligjshëm. Droga dhe paratë janë sekuestruar, kurse 46-vjeçari shqiptar u izolua në Burgun e Marasit.