
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është arrestuar mesditën e sotme (10 Shkurt).
Urdhri është dhënë nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).
Burime konfirmuan se ndaj Erion Veliajt është caktuar masë sigurie “arrest me burg”.
Mësohet se ndaj bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, është caktuar masa e sigurisë “arrest në shtëpi”.
“Kryebashkiakut pritet t’i komunikohet edhe masa e sigurisë. Ka qenë SPAK që ka nisur hetimet në drejtim të kryebashkiakut”, raporton Abcnews.