
Sipas raportit 24 orësh policor, është arrestuar një person pasi kishte ngacmuar me fjalë seksualisht një femër në Gjakovë, me datën 1 tetor, raporton Gazeta10.
Sipas raportit, i dyshuari është mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Gjakovë 01.10.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte ngacmuar me fjalë të ndryshme të natyrës seksuale viktimën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”/Gazeta10.