Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një serb, iu sekuestruan 4 granata dore, rreth 12 mijë euro dhe një AK47

Gazeta10
26 October 2022 - 19:14

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me një postim në Facebook ka njoftuar se është zhvilluar një operacion anti-drogë nga njësia e Anti-drogës në Leposaviq, ku janë sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira, raporton Gazeta10.

“Në Leshak të Komunës së Leposaviqit, me dyshimin për narkotikë, Njësia e Anti-drogës sot ka bastisur një lokacion me ç’rast ka sekuestruar 4 granata dore, rreth 12.000 euro, 1 armë automatike të llojit AK47 me 200 fishekë dhe lloje të ndryshme të municionit, radiolidhje e paisje tjera ndihmëse për trazira.”, tha Sveçla.

Në njoftim tutje thuhet se është arrestuar një i dyshuar, shtetas serb i Kosovës, dhe dyshohet se pajisjet e sekuestruara janë përdorur si pjesë e aktiviteteve  të ndryshme ilegale dhe kriminale.

“Këto dhe pajisje të tjera dyshohet të jenë pjesë e aktiviteteve të ndryshme ilegale dhe kriminale dhe deri më tash është arrestuar 1 person i nacionalitetit serb në ndërkohë aksioni është duke vazhduar.”, tha ministri.

Sveçla ka përfunduar duke thënë se do të veprohet pa asnjë dallim mbi çdo individ apo grup të caktuar që synon të cënojë rendin, ligjin dhe sigurinë e qytetarëve dhe Kosovës. /Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.