
Rade Kruniç i ka ditët e numëruar të Milan. Mesfushori boshnjak pritet të transferohet gjatë fatit të janarit në Turqi.
Kjo pasi Milan ka pranuar ofertën e klubit turk Fenerbahce. 5 milionë euro do t’i përfitojë Milan nga shitja e Kruniç tek klubi turk.
Gazetari Gianluca Di Marzio raporton se pas përfundimit të blerjes së Pietro Terracciano, kuqezinjtë kanë vendosur që të largojnë Kruniç pas katër vjet e gjysmë në klub, raporton gazeta10.

Edhe boshnjaku ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Milani dhe po përgatitet të transferohet në Fenerbahce, ku do të takohet me mikun dhe bashkatdhetarin e tij Edin Dzeko.
Se Kurniç po largohet nga klubi i Milanit e ka pranuar edhe trajneri Stefano Pioli.
“Performanca e tij nuk është më ajo që ishte më parë dhe unë kam bërë disa zgjedhje. Për ne është më mirë që ai të kërkojë një ekip tjetër” , ka thënë Pioli duke e bërë të qartë se Kurniç përfundimisht do të largohet nga Milan në afatin e janarit. /Gazeta10/