
Profesori universitar, Milazim Krasniqi në emisionin“Prime Time”, me gazetarin, Naim Sadiku, ka komentuar qëndrimin e Edi Ramës ndaj gazetarëve.
“Nuk ka ndonjë ndryshim të politikës së Shqipërisë në raport me Kosovën, nuk ka ndryshime të cilat do të ndryshonin qëndrimet, Shqipëria është anëtare e NATO-së dhe ne kemi nevoj me pasë miqësi jo vetëm me Shqipërinë por me të gjithë ata të cilët janë anëtar të NATO-së, Shqipëria është më e avancuar në procesin e intergimit në BE dhe ne kemi nevojë për përvojat e Shqipërisë në këtë proces. Pa dyshim që e kam përshtypjen që Edi Rama është partner i vështirë për diskutime dhe duke e pa nga pamja si flet edhe më irriton qëndrimi i tij me gazetarët.
Ai gjithashtu për këtë qëndrim ndaj gazetarëve kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën e ka quajtur “arrogant”. /Gazeta10/