Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali dhe Newcastle United tentojnë transferimin e Alejandro Baldes

Gazeta10
09 January 2023 - 15:18

Dy ekipet e mirënjohura angleze, Arsenali dhe Newcastle United kanë shprehur interesim për talentin e Barcelonës, Alejandro Balden.

Dy skuadrat angleze po e monitorojnë situatën e mbrojtësit spanjoll, dhe planifikojnë që t’i dërgojnë Barcelonës ofertë zyrtare për të.

Barcelona pothuajse ka arritur marrëveshje totale me Balden për rinovimin e kontratës, por shkaku i krizës financiare te Barcelona është e vështirë regjistrimi i lojtarit në ekipin e parë.

Këtë situatë po tentojnë që ta shfrytëzojnë Arsenali dhe Newcastle, të cilët dëshirojnë që ta sjellin Balden në Ligën Premier.

19-vjeçari ka impresionuar këtë edicion me paraqitjet e tij me Barcelonën, dhe ka fituar vendin e titullarit të katalanët.

Spanjolli këtë sezon ka zhvilluar 19 ndeshje me Barcelonën në të gjitha kompeticionet, prej të cilave ka kontribuar me tre asiste.

Falë paraqitjeve të mira me Barcelonën, mbrojtësi u ftua nga kombëtarja e Spanjës për Botërorin e Katarit.

Barcelona i ka ofruar Baldes kontratës të re deri në vitin 2026, teksa e ardhmja e tij pritet të qartësohet në javët në vazhdim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.