Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali favorit për të nënshkruar me Joshua Zirkzee

Gazeta10
14 May 2024 - 11:58

Arsenali është duke i prirë garës për transferimin e yllit të Bolgnas, Joshua Zirkzee, pavarësisht interesimit nga Manchester United dhe disa klubeve italiane.

Zirkzee po kalon në formë mjaft të mirë me Bolognën këtë edicion, ku ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 34 paraqitje këtë edicion në Serie A, duke luajtur një rol kyç në arritjen e madhe të kësaj skuadre, ku siguruan një vend në Ligën e Kampionëve.

Paraqitjet e tij kanë rënë në sy të gjigantëve të futbollit evropian si Arsenal, Manchester United, Juventusit dhe Milanit.

Por, mediat britanike raportojnë se skuadra londineze është duke avancuar në bisedime për të sjellë sulmuesin holandez në “Emirates Stadium”.

Për shërbimet e Zirkzee, Arsenali duhet të paguajnë rreth 70 milionë euro.

22-vjeçari erdhi te Bologna në verën e vitit 2022 nga Bayern Munich, për shumën e tetë milionë eurove.

Ai ka kontratë me skuadrën italian deri në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 40 milionë euro.

Përveç Zirkzee, Arsenali është duke tentuar edhe transferimin e sulmuesit suedez, Viktor Gyokeres.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.