Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arsenali gati të ofrojë 65 milionë euro për talentin Mykhaylo Mudryk

Gazeta10
07 November 2022 - 16:32

Skuadra e Arsenalit këtë sezon po kalojnë në formën më të mirë viteve të fundit.

‘Topçinjtë’ aktualisht janë lider në Premier League me 34 pikë të grumbulluara pas 13 xhirove.

Por, skaudra e drejtuar nga Mikel Arteta tashmë ka nisur planet për të përforcuar skaudrën në merkaton e janarit.

Si objektiv kryesor i ekipit londinez në afatin kalimtar të janarit është talenti ukrainas, Mykhaylo Mudryk, shkruan Gazeta10.

Mudryk ka impresionuar me paraqitjet e tij me Shakhtar Donestkun, si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në kampionatin ukrainas.

21-vjeçari shihet si futbollisti I duhur për përforcimin e repartit të mesfushës nga kryesia e klubit të Arsenalit, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë rreth 65 milionë euro vetëm për t’a sjellë atë në “Emirates Stadium”. /Gazeta10/

Mesfushori ukrainas deri më tani këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet prej të cilave ka arritur të realzioj shtatë gola dhe ka kontribuar me shtatë asistime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.